Kryeministri i Kosovë, Albin Kurti, ka folur lidhur me debatin e fundit për bartjen e shamisë në shkolla, ndërsa tha se Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit është duke e përcjellur me vëmendje shqetësimin e disa qytetarëve që e kanë nisur për udhëzim administrativ, raporton InLajmi.
Kurti deklaroi se do ta sjellin shumë shpejtë udhëzimin administrativ, për bartjen e shamisë, por pragu tha ai duhet të jetë 16 vjeçar, ku pas kësaj moshe duhet të vendoset vetvetiu.
“MASHTI është duke e përcjell me vëmendje shqetësimin që disa qytetarë e kanë nisur këtë udhëzim administrativ, dhe ne shumë shpejtë do ta sjellim udhëzimin administrativ për komunitete dhe unë e kam thënë se nuk duhet të ketë ndalesa e duhet të jenë të lirë të vendosin. Pra pragu duhet të jetë 16 vjeçar, pas kësaj moshe duhet të vendos vetvetiu”, tha ai. /InLajmi/