Dita Ndërkombëtare re Rinisë, është shënuar të premten edhe në Kosovë me aktivitete të ndryshme, përfshirë këtu edhe seancën e Kuvendit të organizuar nga Grupi i Deputetëve të Rinj në, e ku mori pjesë edhe kryeministri i vendit Albin Kurti, përcjell InLajmi.
Në fjalën e tij të rastit para deputetëve të rinj, kryeministri Kurti tha se ka mbështetur gjithmonë të rinjtë dhe do të vazhdoj tutje, por kujtoi nevojat që ka vendin për zhvillim si dhe sigurimin e kuadrove të reja duke ndërvepruar mes arsimit dhe nevojave të ekonomisë dhe fushave të tjera.
Kurti ka premtuar angazhimin e qeverisë në hapjen e perspektivës së të rinjve, ndërsa ka vënë në theks se vendi ka nevoja të mëdha për edukim e arsimim e avancim në fusha të ndryshme, teksa ka theksuar se nevojat e vendit janë përtej muzikantit, bujkut etj.
Kreu i ekzekutivit, derisa foli për nevojat e vendit, tha se të rinjtë duhet që të zgjerojnë rrafshin e veprimit, ndërsa premtoi investime në mëdha në avancimin dhe profesionalizimin e kuadrove të reja për nevojat e ekonomisë së vendit
“Në vendin tonë rinia është masa më e madhe njerëzore. Kur i drejtohemi të rinjve nevojitet pjekuri. Jemi të ndërgjegjshëm për ecurinë e prodhimit. Duhet bërë lidhja e arsimit me ekonominë, nëse ka gjë më të rëndësishme se ekonomia dhe arsimi është lidhja e këtyre dyjave. Na nevojitet një trup universitare, nisma prodhimtare dhe investime. Pjekuri politike dhe pasion rinor”, është shprehur Kurti, duke kërkuar nga të rinjtë që të orientohen në avancimi për fushën e industrisë së lartë.
“Të rinjtë duhet ta zgjerojnë rrafshin e veprimit. Na duhet prodhimi dhe industria e lartë. Na duhet jo vetëm muzikanti, por edhe bujku krijimtar. Qeveria duhet të shoh projektet e investimeve të mëdha. Andaj ngrituni si individ. Për shkak se individët bëhen më të zotë atëherë kur punojmë bashkë”, theksoi shefi i ekzekutivit Albin Kurti.
Nga ana e saj nënkryetarja e Kuvendit Saranda Bogujevci, ka kërkuar nga të rinjtë të mos ia mësyjnë vendeve të treta, por të qëndrojnë dhe të kontribuojnë për shtetin e tyre.
“Angazhimi im mbetet i njëjtë për të rinj. Si deputet jemi për të përkrahur njëri-tjetrin dhe është kënaqësi të shohësh një numër të madh të përfaqësuesve si deputet. Duhet të mburremi për rininë që kemi. Të rinjtë tanë kanë arritur të kenë shkollim brenda Kosovës. Kemi shumë sfida duke filluar nga shkollimi i hershëm. Unë mendoj që të rinjtë duhet të qëndrojnë brenda vendit”, theksoi Bogujevci. /InLajmi/