Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur të premten rreth deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se Kosova po përgatit sulm në veri, ndërsa e quan kryeministër të frikës e kërcënimit, raporton InLajmi.
Kurti tha se në Serbi kur flitet për dhunën, flasin për vete dhe jo për Republikën e Kosovës, sepse tha ai për vendin tonë flasin institucionet.
“Së pari edhe në bazë të fitores së shkurtit të vitit të kaluar unë jam kryeministër i shpresës dhe i progresit ndërsa në Serbi keni një president të frikës dhe kërcënimit. Kur flasin për dhunë në Serbi flasin për vete, nuk flasin për republikën tonë, për ne flasin institucionet”, tha kryekzekutivi i vendit Albin Kurti.
Derisa iu kundërpërgjigj deklaratave të Vuçiqit, Kurti kujtoi edhe një gushtin, ditën e apalikimit të vendimit të reciprocitetit e që sipas tij do të shkonte në mënyrë paqësore, nëse strukturat kriminale në veri nuk do të ngitnin barrikadat.
“Dita e një gushtit do të shkonte tërësisht paqësore mirëpo me 31 korrik u ngritën ato barrikada prej njerëzve që kishin nxitur dhe e planifikuar organizuar e financuar strukturat paralele që u bënë banda kriminale pra kur ata flasin flasin për vete ne jemi për paqe, siguri e stabilitet afatgjatë. Ne duhet që me shtetin tone ta mbrojmë vetëm sovranitetin dhe integritetin territorial, por edhe demokracinë, kushtetutshmërinë, sundimin e ligjit dhe kurrë nuk bën ta harrojmë progresin, progresin e Kosovës duhet mbrojtur”, është shprehur Kurti.
Duke folur për progresin, shefi i ekzekutivit të vendit ndaloi tek puna e Doganës së Kosovës, teksa theksoi se në vitin 2021 të hyrat nga dogana janë rritur mbi 30%, për dallim nga viti i kaluar, e që sipas tij shënon progresin për vendin tonë.
“Jemi te Doganat e Kosovës në vitin 2021 janë rritur mbi 30% të hyrat në dallim me vitin 2020. Këtu konstatojmë progresin e Kosovës. Ne duhet ta mbrojmë këtë progres dhe ka autokratë që janë të shqetësuar me progresin e Kosovës, mos harroni se deklaratat e Beogradit kur folin për Kosovën, janë duke folur për vete”, tha kryeministri Kurti. /InLajmi/