Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë, teksa e cilëson si një ndër vizitat e tij më emocionale të jetës së tij, përcjell InLajmi.
Hamza tha se të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë, dhe se kurrë më parë nuk i kishte parë më krenar se sa gjatë vizitës së sotme.
Gjithashtu ai u shpreh se krerët e UÇK-së shumë shpejtë do të jenë në Kosovë, ashtu siç u takon.
Postimi i plotë i tij:
Sot, në Hagë, pata një ndër vizitat më emocionale të jetës time. Takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin. Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë!
Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre.
Me besimin e pa thyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan.
Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë. /InLajmi/