Hoxha i njohur kosovar, Shefqet Krasniqi, ka reaguar në lidhje më çështjen e lejimit të shamijave në shkolla gjë për të cilën po diskutohet tej mase kohëve të fundit, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka thënë së Kurti duhet t’i mbaj premtimet që i ka bërë gjatë zgjedhjeve të kaluar, po mbi të gjitha të shfuqizoi udhëzimin administrativ e cila ndalon shaminë në shkolla.
Ai ka thënë së duhet pasur parasysh së jemi një popull me mbi 95% muslimanë dhe duhet që shamia të lejohet në shkolla në rast së jo atëherë kjo cenon të drejtat e njeriut.
Ishte Hoxha ai që tha së nuk do të ndalen duke kërkuar të që ky udhëzim administrativ të shfuqizohet, pasi sipas tij çdo çështje tjetër ka gjetur përkrahje edhe kjo duhet.
Postimi i plotë i tij:
Selam alejkum të nderuar vëllezër dhe motra.
Këto ditë është aktivizuar sërish çështja e shamisë, e drejtë kjo e garantuar nga ligji i Zotit.
Pushteti aktual politik duhet të përmbushë premtimet e dhëna në zgjedhjet e kaluara dhe të shfuqizojë pjesën e këtij udhëzimi administrativ lidhur me ndalimin e shamisë në shkolla, pasi që vendi ynë banohet nga një popullatë mbi 95% muslimanë dhe kjo është e drejtë e cila nuk mund të cënohet as të negociohet.
Flitet e bëhet thirrje për të drejta të shtazëve, të drejta të grupeve të ndryshme të cilat nganjëherë 50 veta nuk i mbledhin në tërë Kosovën ndërsa heshtin për kërkesat e komunitetit më të madh në vend.
Ne kemi ngritur zërin që nga paslufta në vazhdimësi rreth kësaj çështje ashtu edhe siç kemi përkrahur të gjitha iniciativat rreth kësaj kërkese e sigurisht se e përkrahim edhe këtë iniciativë.
Zoti e ruajt këtë rini e drejtoftë bashkë me këtë qeveri, Amin! /InLajmi/