Eksperti i sigurisë, Nuredin Ibishi, ka thënë se në rast të ndonjë sulmi eventual jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force Kosova e ka zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e vendit.
Tutje, ai tha se për sigurinë e vendit kujdesen edhe Policia dhe FSK-ja.
“Nëse flasim për mbrojtjen nga rreziqet e jashtme edhe në rast të një sulmi eventual jo vetëm të Serbisë por çfarëdo force qoftë na e kemi KFOR-in me mision të rezolutës 1244 dhe zotimin e autoriteteve të NATO-s që do të reagojnë menjëherë për mbrojtjen e Kosovës”.
“Ndërsa për sigurinë e vendit ne e kemi edhe Policinë edhe FSK dhe forcat tjera të sektorit të sigurisë të cilat në çdo herë të gatshme për mbrojtjen nga rreziqet e brendshme”, tha ai për Ekonomia Online.
“Kjo nuk shkëputet mundësia që në ndonjë rast eventual që do të marrin detyra shtesë edhe për mbrojtjen nga një rrezik edhe nga jashtë. Detyrë themelore është e KFOR-it dhe NATO-s”.