Avokati, Skender Musa ka folur për rezolutën e Shqipërisë kundër raportit të Dick Martyt që është dorëzuar në Këshill të Evropës.
Musa beson që brenda vitit do të shqyrtohet kjo rezolutë në Këshillin e Evropës.
Sipas tij, çështjet për Kosovën në Këshillin e Evropës janë marrë në mënyrë urgjente, shkruan Tëvë1.
“Është çështje vitesh, sepse ata shqyrtojnë. Ballkani nuk është një vend i parëndësishëm për Këshillin e Evropës dhe është një vend jostabil. Me Ballkanin ne e kemi pa sidomos me Kosovën për shkak problemeve që ka, janë marrë në mënyrë urgjente. Megjithëse tash është një rezolutë e paraqitur nga shteti shqiptar për Kosovën si anëtare, mirëpo besoj që brenda vitit do të shqyrtohet rezoluta dhe do të merr një epilog”, ka deklaruar Musa.