Seriali hit “Yellowjackets” po bëhet gati për të filluar prodhimin për sezonin e 2-të dhe tashmë është bërë e ditur se Lauren Ambrose i është bashkuar serialit, transmeton InLajmi.
Ambrose, e cila luajti në “Six Feet Under” të HBO-së, do të luajë versionin e rritur të personazhit Van, e cila është portretizuar deri në këtë pikë si adoleshente nga Liv Hewson.
Aktorja ishte nominuar për 2 çmime Primetime Emmy si dhe ka fituar Screen Actors Guild, dhe si Jilly Kitzinger në Torchwood: Miracle Day (2011), shkruan Imbd.
Në vitin 2019, Ambrose filloi të luante si Dorothy Turner në serialin horror psikologjik Apple TV+ Servant. /InLajmi/