Qytetari nga Prishtina, ka njoftuar Policinë e Kosovës se vajza e tij e mitur është zhdukur, përcjell InLajmi.
Qytetari ka deklaruar se vajza e tij është larguar e nuk është kthyer më në shtëpi dhe se nuk di asgjë për fatin e saj.
Sipas policisë rasti është nën hetime.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Laura Shmani, Prishtinë 10.08.2022-02:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti nën hetime. /InLajmi/