Gjatë përmbytjeve që kanë përfshirë kryeqytetin Seul të Koresë së Jugut dhe zonat përreth, dyshohet se kanë humbur jetën 11 persona.
Agjencia e lajmeve Yonhap lajmëron se janë përmbytur më shumë se 3.700 shtëpi, mes të cilëve shumica në Seul.
Kërkimi vazhdon për 8 të zhdukurit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Më shumë se 980 persona nga 548 familje u zhvendosën, kryesisht në Seul. Në këtë vend 4.297 persona nga 2.042 familje u evakuuan përkohësisht.