Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur në takim ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, përcjell InLajmi.
Gjatë takimit është biseduar për situatën e sigurisë në vend, si dhe në fushën e politikës së jashtme dhe të mbrojtjes.
Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për vazhdimin e koordinimit mes institucioneve të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në adresimin e çështjeve prioritare. /InLajmi/