Shumë bombardime në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhias së Ukrainës janë raportuar, por Ukraina dhe Rusia vazhdojnë të fajësojnë përsëri njëra-tjetrën për sulmin, transmeton InLajmi.
Secila palë thotë se ka pësuar 10 goditje në zyrën administrative të uzinës dhe stacionin e zjarrfikësve të enjten.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres paralajmëroi se luftimet mund të “çojnë në katastrofë” në centralin më të madh bërthamor të Evropës, të pushtuar nga Rusia në fillim të marsit.
Ukraina paralajmëroi se Rusia mund të provokojë aksidentin më të keq bërthamor në botë.
Të mërkurën, ministrat e jashtëm nga grupi G7 i vendeve të industrializuara thanë se Rusia duhet t’ia kthejë menjëherë kontrollin e uzinës Kievit, shkruan BBC.

Ndërkohë, SHBA bëri thirrje për krijimin e një zone të çmilitarizuar rreth uzinës. “Lufta pranë një centrali bërthamor është e rrezikshme dhe e papërgjegjshme,” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit. /InLajmi/