Sekretari i Mbrojtjes së Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace ka njoftuar se do të dërgojmë më shumë si sisteme të tjera raketash me shumë lëshime në Ukrainë, transmeton InLajmi.
“Britania do të furnizojë Ukrainën me një numër të konsiderueshëm raketash M31A1 të drejtuara me saktësi të cilat mund të godasin objektiva deri në 80 km larg, duke i mundësuar Ukrainës të vazhdojë të mbrohet kundër artilerisë së rëndë ruse”, njoftoi Ministria e Mbrojtjes.
Mbretëria e Bashkuar dhe vendet e tjera të NATO-s janë gjithashtu të përkushtuara për të trajnuar deri në 10,000 ushtarë ukrainas në aftësitë e këmbësorisë, shkruan CNN.
Ministria e Mbrojtjes tha se Mbretëria e Bashkuar dhe aleatët e saj do të fillojnë të krijojnë një plan veprimi për të mbështetur Ukrainën në vitin 2023 dhe më tej për aq kohë sa të jetë e nevojshme./InLajmi/