Këngëtarja Madonna së fundi ka rrëfyer një moment të vështirë të jetës së saj, kur pothuajse ishte gati t’i përfundonte karriera, transmeton InLajmi.
Ndërsa shfaqej në The Tonight Show, me protagonist Jimmy Fallon, artistja 63-vjeçare kujtoi një performancë në një shfaqje çmimesh në vitet ’80 që pothuajse i shkatërroi karrierën e saj.
Madonna zbuloi se i thanë se karriera e saj kishte mbaruar pas një defekti në gardërobë në MTV VMA të saj të parë në vitin 1984, ku performoi “Like a Virgin”.
“Nuk e di pse ata zgjodhën ‘Like a Virgin’ sepse mendova se ishte mjaft e diskutueshme,” pranoi Madonna. “Doli që gjëja e diskutueshme nuk ishte vetë kënga, por performanca ime në MTV Awards, çmimet e para MTV”.
Po ecja nëpër shkallët shumë të pjerrëta dhe arrita në fund dhe fillova të kërceja, kurse këpucët e bardha më ranë dhe u rrokullisa”, kujtoi Madonna gjatë një paraqitje të fundit nëThe Tonight Showme Jimmy Fallon, shkruan Just Jared.
Sapo doli nga skena pas performancës, Madonna kujtoi menaxherin e saj duke i thënë në prapaskenë se “karriera e saj kishte mbaruar”. /InLajmi/