Në rrugën Lumni Surdulli në Vushtrri, të mërkurën rreth orës 12:00, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe motoçiklete, përcjell InLajmi.
Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili edhe është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Rr. Lumni Surdulli, Vushtrri 10.08.2022-12:17. Një veturë me targa vendore dhe një biçikletë janë përfshirë ne aksident trafiku ne mes veti. Si pasojë, e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i biçikletës mashkull kosovar. I lënduari është dërguar ne tretman mjekësore ne QKUK. /InLajmi/