• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 14 September, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Lajme Kosovë

Sveçla: 4 komunat e veriut të Kosovës ishin një “vrimë e zezë” për sundimin e ligjit

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
10 August 2022
në Kosovë
0 0
0
Gazetarja e pyet Sveçlën për punësimin e motrës, ai ia kthen: Mos fol budallallëqe!
0
SHPERNDARJE
35
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, thotë se veriu i Kosovës ishte El Dorado për kriminelët në 20 vitet e kaluara. Ai thotë se serbët, shqiptarët dhe boshnjakët janë gjithashtu të përfshirë në krim, por se ata kanë mbështetje politike për aktivitetet e tyre ilegale në Beograd.

Si shembull për ekzistimin e lidhjes mes krimit dhe politikës, ai përmend Milan Radoiçiqin, nënkryetarin e Listës Serbe, i cili është në listën e zezë të SHBA-së dhe që, siç thotë ai, gëzon mbështetjen e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Kur analizojmë situatën e sigurisë në veri, kuptojmë se nuk është bëhet fjalë vetëm për krizën e fundit. Veriu i Kosovës, pra 4 komunat në veri të Kosovës, si zonë ishin si një ‘vrimë e zezë’ në sundimin e ligjit. Është një zonë e karakterizuar nga një nivel i jashtëzakonshëm i kontrabandës së mallrave, ku kanë ndodhur në kontinuitet vepra të ndryshme kriminale dhe të pandëshkueshme”, thotë Sveçla.

Ai rikujton se në muajt e fundit policia e Kosovës ka zbuluar 5 laboratorë droge në veri, si dhe punëtori të mihjes së bitcoin-it që punonin në të zezë.

“Ne ndaluam 10 kamionë me mallra kontrabandë, veçanërisht mallra me akcizë dhe u përballëm me grupe të ndryshme kriminale që po përpiqeshin të ruanin këtë situatë kriminale. Ka një lidhje të qartë mes politikës dhe krimit dhe kur them krim e kam fjalën për lidhje multinacionale. Pra, sa herë i kemi arrestuar grupet kriminale, ato përbëheshin nga shqiptarë, serbë, boshnjakë, si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia”, thekson Sveçla.

Ministri Sveçla shton se megjithatë është karakteristike se Qeveria e Serbisë jo vetëm që i toleron grupet e përmendura kriminale, por edhe i përkrah dhe i shfrytëzon për të bërë presion shtesë mbi popullatën vendase.

Si shembull i lidhjes mes krimit dhe politikës, ai veçon nënkryetarin e Listës Serbe, Milan Radoiçiq, i cili është në listën e zezë të SHBA-ve dhe të cilin drejtësia e Kosovës e ndjek sit ë dyshuar për përfshirje në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

“Radoiçiq është një person që gëzon mbështetjen publike jo vetëm të Serbisë, por edhe të disa përfaqësuesve politikë të Kosovës, por në të njëjtën kohë është në listën e zezë të SHBA-së për shkak të pjesëmarrjes së tij në krimin e organizuar. Kemi shumë dëshmi se, ndër të tjera, ai së fundmi ka hyrë ilegalisht në Kosovë. Kemi deklarata nga zyrtarë të Listës Serbe të cilët kanë thënë se Radoiçiq ka qenë në barrikada më 31 korrik dhe 1 gusht dhe se ka qenë organizator dhe mbrojtës i këtyre barrikadave. Kjo do të thotë se ne kemi prova të mjaftueshme për aktivitetet e tij kriminale”, thotë Sveçla.

Çështja, thotë ai, është se ekziston një mungesë e plotë e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve në Beograd dhe qeverisë në Prishtinë për ta sjellë Radoiçiqin para drejtësisë.

“Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai (Radoiçiq) gëzon mbështetjen e drejtpërdrejtë të Presidentit të Serbisë”, thotë Sveçla.

Në pyetjen se si hyn Radoiçiq në Kosovë, Sveçla thotë se “Kemi një vijë të gjatë kufitare me Serbinë dhe individë, sidomos ata që kanë lidhje me këto grupe që bëjnë kontrabandë mallrash, u është lehtësuar kalimi nga Serbia në Kosovë apo nga Kosova në Serbi. Kemi arritur të reduktojmë në minimum kontrabandën e mallrave me kamionë, por kalimi i paligjshëm i njerëzve, mendoj se është relativisht i lehtë”.

Ai shtoi se njerëzit në veri të Kosovës janë kryesisht paqësorë dhe duan të jetojnë nga puna e tyre, por se ka një problem.

“Duhet të kuptojmë një gjë, ajo zonë ishte si El Dorado për kriminelët. Kemi kriminelë që janë bërë multimilionerë nga shtresa e varfër apo e mesme, falë veprimtarisë kriminale që tolerohet në atë zonë prej më shumë se 20 vitesh. Kam marrë dhjetëra, në mos qindra, ankesa nga qytetarët atje, të cilët ishin nën presionin e grupeve kriminale. Nuk është se grupet kriminale duan vetëm të pasurohen, por me sjelljet e tyre arrogante dhe banditeske janë pengesë për jetën normale atje. Prandaj, imperativi ynë është vendosja e ligjshmërisë atje”, tha ministri kosovar.

Duke iu referuar ndalimit të hyrjes në Kosovë të gazetares ruse Daria Aslamova, Sveçla tha se ajo ka qenë objekt i vlerësimeve nga institucionet e sigurisë edhe para mbërritjes në Kosovë.

“Dihet se ajo është pjesë e shërbimit inteligjent rus, një person që është shpallur persona non grata në Ukrainë, Moldavi dhe Turqi. Janë të njohura lidhjet e saj me eksponentë të politikës ruse. Prandaj, është bazuar në shumë informacione të tjera, dhe mendoj se ka qenë një vendim legjitim dhe korrekt i institucioneve të Kosovës, se ky person është i papranueshëm për Kosovën”, tha ai në një intervistë për median serbe N1.

Ai po ashtu ka vlerësuar se asgjë që Serbia po bën në lidhje me Kosovën nuk është në kundërshtim me autoritetet ruse, me ambasadorin rus dhe atashetë e tyre ushtarakë, transmeton Telegrafi.

“Tani kemi një luftë aktive propagandistike të Rusisë sa i përket Kosovës. Në natën e tensioneve të shtuara, midis 31 korrikut dhe 1 gushtit, kjo fushatë propagandistike e lajmeve të rreme erdhi nga Moska, Beogradi dhe rrethe si Mitrovica veriore. Ndryshe, lajmet e rreme shkaktuan konfuzion dhe kjo e komplikoi edhe më shumë situatën, por tregoi edhe planet e rusëve apo eksponentëve prorusë në Beograd”, vlerësoi Sveçla.

Tags: Lista serbeSerbiaXhelal Sveçla
Postimi i mëparshëm

Tom Cruise dhe Christopher McQuarrie bashkojnë forcat për filmin e ri

Postimi tjetër

Real Madrid fiton trofeun e UEFA 2022

Të ngjajshme Postime

Moti në Kosovë, me diell
Kosovë

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit
Kosovë

Jana Arsovska: Dimal Basha është përgjegjës vetëm për një kapitull të artikullit

28 August 2025
Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim
Kosovë

Abdixhiku: Viti i ri shkollor nis me të njëjtat probleme, qeveria Kurti s’bëri asnjë përmirësim

28 August 2025
Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin
Kosovë

Sopi nga OVL-UÇK: Mund të ketë protesta deri në shkarkimin e Bashës – s’e ka detyruar askush ta shkruajë artikullin

27 August 2025
Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova
Kosovë

Përditësimi i fundit, deri në 2 orë po zgjasin pritjet për të dalë nga Kosova

27 August 2025
Aksident i rëndë mes 3 automjeteve në tunelin e Kalimashit, humbin jetën 2 kosovar
Kosovë

Të shtëna me armë zjarri në Obiliq, policia jep detaje

27 August 2025
Postimi tjetër
Real Madrid fiton trofeun e UEFA 2022

Real Madrid fiton trofeun e UEFA 2022

Lajmet e fundit

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

Çfarë fshihet pas dashurive të pamundura?

29 August 2025
George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

George Clooney dhe Amal bëjnë paraqitje glamuroze në Festivalin e Venecias

29 August 2025
Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

Abazi: Basha është diagnoza e sëmundjes së Kurtit

29 August 2025
Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

Uran Ismaili: Transporti publik do të jetë falas në Prishtinë

29 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

Tavë me pulë të plotë dhe harapash – Receta e shijshme

28 August 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot me diell dhe shumë të nxehtë veror – Temperatura maksimale 34 gradë celsius

28 August 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu