Ministrja e Financave dhe Ekonomisë së Shqipërisë, Delina Ibrahimaj ka nënshkruar marrëveshje me Fondin Arab për projektin e ndërtimit të rrugës Qukës-Qafë Plloçë që bënë shkurtimin e rrugës mes Tiranës dhe Korçës, raporton InLajmi.
“Dëshiroja të falënderoja fondin arab dhe qeverinë për përkrahjen e këtij projekti, gjithashtu falënderoj ministrinë e financave dhe atë të infrastrukturës për përgatitjen e kësaj marrëveshje qe shkurton rrugën mes Tiranës dhe Korçës”, tha Ibrahimaj.
Sipas ministres nëpërmjet finalizimit të këtij projekti synohet shkurtimi i parametrave të infrastrukturës rrugore dhe lehtësimi i trafikut.
Tutje Ibrahimaj ka thënë se Qeveria e Shqipërisë ka një mërdhëniet të shkëlqyer me Arabinë Saudite me të cilën kanë nënshkruar marrëveshje të mëdha të cilat kanë rezultuar të suksesshme./InLajmi/