Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli i ka propozuar Qeverisë së Kosovës që të shkarkohet bordi i “Infrakosit”, të cilin vendim e ka konfirmuar Qeveria, raporton InLajmi.
“Bordi i ‘Infarkos’ ka ngecur në realizimin e objektivave afariste. Anëtarët e Bordit kanë bërë shkelje të detyrave fidusiare, duke mos adresuar me efikasitetin e duhur një mori problemesh që përballet kjo ndërmarrje”, ka thënë Rizvanolli.
Rizvanolli ka shtuar se arsyet për shkarkimin e këtij bordi sipas saj janë shkeljet e detyrave që ky bord ka bërë.
Tutje ministrja ka thënë se bordi i këtij institucioni nuk i ka adresuar me efikasitet problemet brenda tij./InLajmi/