Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli në konferencën për medie të mbajtur pas mbledhjes së qeverisë ka folur për problemet me energji elektrike, raporton InLajmi.
“Dihet se Evropa do të ketë vështirësi për energji elektrike në këtë dimër, nga kjo mund të ndikohemi edhe ne si shtet”, tha Rizvanolli.
Ministrja ka thënë se Qeveria e Kosovës po mundohet të marr masa që qytetarët mos të kenë probleme me energji elektrike në dimrin e ardhshëm.
Rizvanolli tha se qytetarët duhet të kursej energjinë elektrike në mënyrë që vendi mos të ketë nevojë për import./InLajmi/