• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 30 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Mediat serbe: Në takimin e Vuçiqit dhe Kurtit do të nënshkruhet marëveshje për çështjen e të pagjeturve

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
10 August 2022
në KRYESORE
0 0
0
Mediat serbe: Në takimin e Vuçiqit dhe Kurtit do të nënshkruhet marëveshje për çështjen e të pagjeturve
0
SHPERNDARJE
57
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 18 gusht në Bruksel, dhe në atë takim, sipas mediave në Beograd, do të duhej të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë.

Siç shkruan gazeta serbe “Nova” teksti i deklaratës është harmonizuar dhe është duke u pritur momenti që ajo të nënshkruhet.

Agjenda zyrtare e takimit ndërmjet Kurtit dhe Vuçiqit ende nuk është bërë publike, por siç mëson gazeta serbe nënshkrimi i deklaratës për zbardhjen e personave të pagjetur mund të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe kjo do të prezantohet si një hap i madh përpara në marrëdhëniet mes 2 palëve.

“Me këtë deklaratë do t’i jepej një mbështetje procesit të gjetjes së personave të zhdukur dhe zgjidhjen e fateve të tyre. Ai dokument do të duhej të nënshkruhet nga Kurti dhe Vuçiq dhe do të kishte jehonë në opinion. Teksti është finalizuar dhe pritet momenti për t’u nënshkruar, thuhet në burimet e kësaj gazete.

Sipas këtyre burimeve çështja e pronës dhe kthimit duhet të zgjidhet në vjeshtë.

Velko Odaloviq, kryetar i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Persona të Zhdukur, tha se nënshkrimi i deklaratës për personat e pagjetur është diskutuar në disa raunde të mëparshme të dialogut në Bruksel.

Ai thotë se teksti i deklaratës ishte dakorduar në masë të mirë, por Prishtina kishte disa kërkesa.

“Vërtet nuk e di nëse do të nënshkruhet. Realisht, është afër. Në fakt bëhet fjalë për një deklaratë të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti për të gjithë procesin e punës së kërkimit të të pagjeturve, mekanizmin dhe mbështetjen për atë proces”, thotë Odaloviq.

Ai thekson se nënshkrimi i asaj deklarate është një akt i rëndësishëm “sepse kjo flet për një qëndrim të përgjegjshëm ndaj një problemi të vështirë dhe trashëgimisë së konflikteve që ishin”.

“Procesi aktualisht është në ngërç dhe në krizë për shkak të vendimeve të njëanshme të Kurtit. Do të ishte mirë që ky problem të tejkalohej. Sa i përket Serbisë dhe palës sonë, ne jemi të gatshëm dhe të hapur. Ata që e bllokuan procesin dhe po krijojnë problem është pala kosovare, por nëse do të gjendej një gjuhë e përbashkët dhe një deklaratë e përbashkët, kjo do të ishte një gjë e mirë në gjithë këtë proces”, thotë Odaloviq.

Aktualisht janë 1.621 persona të zhdukur nga territori i Kosovës. Nga ky numër, me kërkesë të familjeve, 570 persona të pagjetur janë regjistruar në grupin punues serb.

Odaloviq thotë se “(përveç serbëve) në mesin e tyre ka edhe shqiptarë, romë dhe të nacionaliteteve të tjera që janë regjistruar tek ne. Rreth 1, 000 personat e tjerë që figurojnë si të zhdukur në Kosovë janë shqiptarë të Kosovës që janë të regjistruar nga Prishtina”.

Naim Leo Beshiri, drejtor i Institutit për Çështje Evropiane, thotë se familjet e rreth 1600 personave të zhdukur në Kosovë janë ende në pritje dhe se është tmerrësisht e rëndësishme që si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën ta përfundojnë atë histori, transmeton Telegrafi.

“Sepse kur të përfundojë historia për të pagjeturit, atëherë mund të flasim për përgjegjësit, për të pastruar 2 shoqëritë tona nga përgjegjësit që gjenden ende në shërbimet tona të sigurisë dhe më gjerë”, përfundon Beshiri.

 

Tags: Albin KurtiAleksandar VuçiqBruksel
Postimi i mëparshëm

Kelmendi paralajmëron: Kosovën e pret një sfidë e madhe energjetike gjatë dimrit

Postimi tjetër

Mustafa: Qeveria po u thotë qytetarëve “Zoti ua bëftë qaren” për krizën energjetike

Të ngjajshme Postime

E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut
KRYESORE

E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

30 October 2025
“Nuk është marre me thanë që koalicioni me Limajn na ka djegë”, thotë Gjini
KRYESORE

“Nuk është marre me thanë që koalicioni me Limajn na ka djegë”, thotë Gjini

30 October 2025
Njohja e Kosovës nga Siria tensionon Vuçiqin
KRYESORE

Njohja e Kosovës nga Siria tensionon Vuçiqin

30 October 2025
​Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja
KRYESORE

​Takimi i nesërm me presidenten, deklarohen nga LVV-ja e PDK-ja

30 October 2025
Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin
KRYESORE

Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin

30 October 2025
Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim
KRYESORE

Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

30 October 2025
Postimi tjetër
Mustafa: Qeveria po u thotë qytetarëve “Zoti ua bëftë qaren” për krizën energjetike

Mustafa: Qeveria po u thotë qytetarëve “Zoti ua bëftë qaren” për krizën energjetike

Lajmet e fundit

Bajrami: S’ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin – mos bini pre e propagandës

Bajrami: S’ka mundësi ligjore që kjo legjislaturë ta votojë buxhetin – mos bini pre e propagandës

30 October 2025
E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

E konfirmon Haradinaj: AAK në mbështetje të Arian Tahirit në garën për Mitrovicë të Jugut

30 October 2025
Historike në NBA, miratohet shitja e Los Angeles Lakers

Historike në NBA, miratohet shitja e Los Angeles Lakers

30 October 2025
Erdogan-Merz përplasen për Gazën/ Debati në publik, presidenti turk: Pse nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit?

Erdogan-Merz përplasen për Gazën/ Debati në publik, presidenti turk: Pse nuk e sheh Gjermania gjenocidin e Izraelit?

30 October 2025
Hajdutë të armatosur, të veshur si policë, tentojnë të vjedhin një laborator ari në Francë

Hajdutë të armatosur, të veshur si policë, tentojnë të vjedhin një laborator ari në Francë

30 October 2025
“Arritja historike” e Italisë, miratohet Reforma në Drejtësi e Melonit

“Arritja historike” e Italisë, miratohet Reforma në Drejtësi e Melonit

30 October 2025
Takimi i liderëve me Osmanin, Limaj: Partive u jepet rasti të dëshmojnë a kanë mundësi të ofrojnë një mandatar

Takimi i liderëve me Osmanin, Limaj: Partive u jepet rasti të dëshmojnë a kanë mundësi të ofrojnë një mandatar

30 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu