Ish-misi nga Kosova Marigona Krasniqi, të mërkurën po feston ditëlindjen, ku në këtë ditë mori urime të ndryshme nga të afërmit e saj, shkruan InLajmi.
Por në këtë ditë kaç të veçantë për Marigonën nuk kishte si të mungonte edhe urimi nga bashkëshorti i saj i njohur si Boksieri Robin Krasniqi.
Boksieri Krasniqi ka zgjedhur ti dedikoj një urim të gruas së tij, për ditëlindjen e saj duke i thënë se është shumë krenarë për të, dhe se është dhurata më e madhe në jetën e tij deri më tani.
“Urime ditëlindja dashuria ime, i gëzofsh edhe 100 vite te tjera. Falënderimi i takon Zotit që të kam. Jam shumë krenar me ty e për ty. Zoti të dhashtë një jetë të gjatë, shëndet, lumturi, e plot dashuri. Ti je dhurata më e madhe në jetën temë, e uroj qe gjithë jetën të dhuroj vetëm dashni e buzëqeshje. Ti e meriton gjdo të mirë të kësaj jete”.
Ata janë një nga çiftet më të pëlqyera në showbizin shqiptar që kanë qenë në qendër të vëmendjes mjaft shumë kohëve të fundit. /InLajmi