Kupa e Botës mund të fillojë një ditë më herët se sa ishte planifikuar, pasi një propozim iu bë FIFA-s duke kërkuar që Katari të nisë finalet, transmeton InLajmi.
Turneu është planifikuar të nisë të hënën më 21 nëntor me ndeshjen e Grupit A mes Holandës dhe Senegalit.
Katari është në të njëjtin grup, por pritet të marrë pjesë në ndeshjen e 3-të, duke u përballur me Ekuadorin pasi Anglia e nis fushatën e saj kundër rivalëve të Grupit B, Iranit, shkruan Metro.co.uk.
Megjithatë, është zakon që nikoqirët të hapin turneun dhe tashmë kuptohet që FIFA aktualisht po shqyrton një propozim për të zhvendosur datën e fillimit të dielën, 20 nëntor. /InLajmi/