Futbollist 23-vjeçar kroat, Robert Peric-Komsic, ka ndërprerë karrierën për t’i dhuruar 70% të mëlçisë, nënës së tij, e cila vuan nga një sëmundje e rëndë, duke i shpëtuar jetën.
“Gjithçka shkoi shumë mirë, si operacioni ashtu edhe rikuperimi. Falë Zotit, të 2 jemi mirë tani dhe mamaja ime më në fund ka një jetë të re pas 13 vitesh mundimesh të vështira“, tha i riu i cili luan për Cibalia, në kampionatin kroat.
“Kisha një pasqyrë krejtësisht të qartë të rrezikut, por në atë moment as që e mendoja karrierën time futbollistike. Kisha një mision të qartë: ta bëja mamin të ndihej mirë. Gjithçka tjetër ishte dytësore”, shton futbollisti, shkruan A2CNN.
Tashmë Komsic i duhen disa muaj rikuperim dhe më pas mund të rikthehet sërish në fushën e blertë.