Shkëmbinjtë e shkrirë plotësisht deri në një gjendje gjysmë të lëngshme, njihen me emrin lavë, shkruan InLajmi.
Shpejtësia e rrjedhjes së lavës varet nga temperature dhe nga mineralet që ajo përmban.
Një nga lavat me rrjedhje më të shpejtë që janë matur ndonjëherë, ishte ajo e vullkanit Nyirangongo në Republikën Demokratike të Kongos.
Lava e këtij vullkani rridhte në shpejtësi prej 60 km në orë.
Shpesh nga një vullkan shpërthejnë shtëllunga të stërmëdha hiri, që mund të mbeten pezull në ajër për ditë të tëra./InLajmi/
Burimi: Zbulimi i Botës së Skajshme