Policia e Kosovës në Gjakovë ka zbatuar urdhrin e Gjykatës Themelore për kontroll të 2 lokacione ku dyshohej se po kryhen vepra penale, organizim të skemave piramidale dhe bixhoz, përcjell InLajmi.
Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit janë gjetur 3-i armë zjarri, 3 karikator, 14 fishek dhe një sprej OC 0.65 litra të cilat i dyshuari po i mbante jashtëligjshëm.
Sipas policisë, personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Arrestohet i dyshuari për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve
Sektori Rajonal për Hetime në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë, pas informacioneve të pranuara nga viktima, me datën 09.08.2022 ka implementuar planin operativ në realizim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Gjakovë për urdhër kontroll në 2 lokacione ku dyshohej se është kryer vepra penale “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.
Gjatë kontrollit në vendbanimin e të dyshuarit F. M., (mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, lindur në vitin 1980) janë gjetur 3 armë të zjarrit (pistoleta) të llojit Grizzly, Vzor dhe Zoraki, 3 karikator dhe 14 fishek si dhe një sprej OC 0.5 litra, të cilat i dyshuari i kishte në posedim në mënyrë të paautorizuar.
Armët dhe spreji janë sekuestruar si prova materiale, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit (në koordinim me të cilin janë ndërmarr të gjitha veprimet policore), i dyshuari është ndaluar në mbajtje për 48 orë dhe është iniciuar rast “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” si dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve./InLajmi/