Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës, Lumir Abdixhiku është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovës, Tamar Ziv me të cilën ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale mes 2 shteteve, përcjell InLajmi.
Lumir Abdixhiku ka diskutuar me ambasadoren për nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Izraelit.
Tutje i pari i LDK-së ka falënderuar ambasadoren për vizitën dhe për dakordimin për bashkëpunim mes Kosovës dhe Izraelit.
Njoftimi i plotë i Lidhjes Demokratike të Kosovës:
Sot, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, priti në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv.

Me këtë rast, kryetari Abdixhiku, fillimisht vlerësoi që njohja e Kosovës nga Izraeli është një moment shumë i rëndësishëm në forcimin dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Gjatë takimit u diskutua edhe për sfidat dhe nevojën e thellimit të bashkëpunimit mes 2 vendeve, si në rrafshin politik ashtu edhe në atë ekonomik.
Kryetari Abdixhiku e falënderoi ambasadoren Ziv për vizitën si dhe rolin e shtetit të saj në mbështetje të Kosovës, me ç’rast edhe u dakorduan që bashkëpunimi mes Republikës së Kosovës dhe Izraelit të intensifikohet edhe më tej./InLajmi/