Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës të mbajtur ditën e mërkurë është marr vendim të ndahen 40 milion euro për të paguar energjinë elektrike në veri, raporton InLajmi.
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se ndërmarrja KOSTT po kalon në vështirësi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-së.
“Ndërmarrja KOSTT po kalon nëpër vështirshi financiare për shkak të obligimeve që ka ndaj ENTSO-së në mënyrë që të vazhdohet të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të zbatohet marrëveshja që ka qenë për 2 vite dhe tani është koha që të vazhdohet”, tha Murati.
Murati ka theksuar se Qeveria e Kosovës ka vendosur të përkrah ndërmarrjet publike.
“Kërkesa ka qenë për mbështetej të ndërmarrjeve publike, aprovohet ndarja e 40 milion eurove” , ka thënë Murati në propozimin e dhënë para kabinetit qeveritar./InLajmi/