Ministria ruse e mbrojtjes thotë se ka rrëzuar 3 avionë luftarakë ukrainas në rajonin e Mykolaiv, së bashku me 7 raketa Himars, transmeton InLajmi.
Ministria gjithashtu pretendon se ka shkatërruar një sistem anti-ajror Gepard të furnizuar nga Gjermania që përdorej nga forcat ukrainase në Mykolaiv.
Raketat e shumta Himars të furnizuar nga SHBA mbërritën në Ukrainë në fund të qershori, shkruan BBC.
Raketat janë më të sakta se sistemet ekuivalente të Rusisë dhe janë vlerësuar me sulme thellë në territorin e kontrolluar nga Rusia./InLajmi/