Numri i të vdekurve nga bombardimet në Dnipropetrovsk të Ukrainës ka arritur në 13 persona, transmeton InLajmi.
Konfirmimin për këtë rast e ka dhënë guvernatori i rajonit, Valentyn Reznichenko.
Reznichenko thotë se 2 persona të tjerë kanë vdekur në spitalin rajonal.
“Mjekët luftuan, por nuk mundën t’i shpëtonin”,njoftoi ai.
Tutje guvernatori njoftoi se 5 persona janë në gjendje të rëndë në spital pas këtyre bombardimeve, shkruan BBC.
Rusia po vazhdon ofensivën e saj në Ukrainë, të cilën po e quan “operacion special”./InLajmi/