Bashkëpunimi në përmirësimin e pozicionit të punonjësve shëndetësorë përmes dialogut social ishte në qendër të takimit mes Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe përfaqësuesve të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, përcjell InLajmi.
Në takimin e përbashkët me Ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi dhe Zëvendësministren Dafina Gexha Bunjaku, u theksua përkrahja dhe gatishmëria e Qeverisë për thellim dhe zgjerim të bashkëpunimit me FSShK-në Kryetarja e FSShK-së, Tevide Imeri falënderoi Kryeministrin për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se FSShK-ja mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e punonjësve shëndetësorë, duke përkrahur punëtorët e përkushtuar dhe profesionistë. Përfaqësuesit e FSShK-së e njoftuan Kryeministrin me sfidat të cilat përballen profesionistët shëndetësorë në punën e përditshme
Në këtë takim u dakorduan që komunikimi do të jetë i vazhdueshëm, me qëllim të ngritjes së nivelit të shërbimeve shëndetësore dhe sigurimit të punës me dinjitet për profesionistët shëndetësorë./InLajmi/