Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se Rusia dhe SHBA-ja duhet të vazhdojnë bisedimet për armët bërthamore, transmeton InLajmi.
Peskov ka refuzuar të komentojë vendimet e Rusisë për përcaktimin e kohës së dialogut.
Gjithashtu zëdhënësi i Kremlinit tha se koha do të tregojë se kur do të fillojnë bisedimet e nevojshme mes SHBA-së dhe BE-së.
Këtë situatë e ka komentuar edhe Ministrja e Jashtme ruse e cila tha se SHBA-të po krijojnë avantazhe të njëanshme, shkruan CNN.
Rusia është duke vazhduar ofensivën e saj në Ukrainë që nga shkurti i vitit 2022./InLajmi/
