• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

IPK-ja-Sindikatës së Policisë: Veprimet tona janë të bazuara në fakte

J G nga J G
9 August 2022
në KRYESORE
0 0
0
IPK-ja-Sindikatës së Policisë: Veprimet tona janë të bazuara në fakte
0
SHPERNDARJE
42
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sindikata e Policisë së Kosovës ka akuzuar Inspektoratin Policor të Kosovës se ka dënuar zyrtar policor pa pasur prova, përcjell InLajmi.

Inspektorati Policor i ka reaguar Sindikatës së Policisë së Kosovës duke thënë se të gjithë zyrtarëve policor të akuzuar i është dhënë mundësia për tu shfajësuar me anë të avokatëve dhe procedurave ligjore.

Sindikata e Policisë së Kosovës, arrestimet e fundit në pikat kufitare, i ka konsideruar si të papranueshme për faktin se sipas tyre, zyrtarët policorë janë trajtuar si kriminel dhe janë akuzuar për vepra kriminale.

IPK-ja i ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim duke thënë se fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët.

Njoftimi i plotë nga Sindikata e Policisë së Kosovës:

Vendimi nga Prokuroria Speciale e RKS-së vërteton se pretendimet e IPK-së janë të pabazuara, ku zyrtarët policorë janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova.

Sindikata e Policisë së Kosovës gjithmonë ka shpreh shqetësimin dhe ka reaguar për arrestimet e zyrtarëve policorë që janë bërë nga Inspektorati Policorë i Kosovës. Vërejtjet dhe kërkesat e Sindikatës së Policisë kanë qenë që IPK-ja të mos bëjë veprime spektakulare dhe të gjitha veprimet e IPK-së të jenë profesionale dhe arrestimit të behën duke siguruar prova të qëndrueshme para veprimeve të tyre.

Sindikata e Policisë së Kosovës, arrestimet e fundit në pikat kufitare, i konsideron të papranueshme për faktin se, zyrtarët policorë janë trajtuar si kriminel dhe janë akuzuar për vepra kriminale, pa siguruar prova për veprat e pretenduara nga IPK-ja, këtë që po e themi e vërteton edhe Vendimi me nr.PPS nr. 13/2022, me numër të lëndës 2022:0018374, i lëshuar me datë 02.08.2022 nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, për ndërprerjen e hetimeve ndaj tre zyrtarëve policorë të përfshirë në këto arrestime.

Ky vendim e konfirmon shqetësimin tonë të shprehur në vazhdimësi se arrestimet e zyrtarëve policorë po bëhen me nguti, pa siguruar prova dhe pa i shterur të gjitha mundësitë e parapara sipas Kodit të Procedurës Penale.

Duke u bazuar në të gjitha këto që u thane më lartë, Sindikata e Policisë së Kosovës u bënë thirrje të gjitha institucioneve të drejtësisë, e në veçanti IPK-së që t’i ndalë të gjitha veprimet e ngutshme, spektakulare dhe të kundërligjshme, tani më të dëshmuara edhe me vendim të institucioneve relevante, sepse këto veprime, padrejtësisht po njollosin dhe po degradojnë imazhin e Policisë së Kosovës, zyrtarët policorë dhe familjet e tyre, e me këtë duke dëmtuar edhe reputacionin e Republikës së Kosovës.

Sindikata e Policisë së Kosovës do të jetë në mbrojtje të institucionit policor, zyrtarëve policorë dhe të gjithë pjesëtarëve të policisë duke i shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjor për të kërkuar përgjegjësi ndaj të gjithë atyre që bëjnë arrestimet pa prova të mjaftueshme dhe të pabazuara, me qëllim të mbrojtjes së të drejtave njerëzore të pjesëtarëve të PK-së, të drejta këta të garantuara me ligje vendore dhe ndërkombëtare.

Njoftimi i plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës:

Fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë

Prishtinë/Hajvali, 09 gusht 2022,

Inspektorati Policor i Kosovës duke ju referuar komunikatës për medie që ka lëshuar sot në orët e pasdites Sindikata e Policisë, deklaron se Operacioni Pika 1 dhe Pika 2 është një ndër operacionet më të suksesshme të realizuara në luftimin e korrupsionit.

Të gjitha veprimet në kuadër të këtij hetimi janë ndërmarrë sipas udhëzimeve dhe në koordinim të plotë të Prokurorisë së Shtetit, duke përfshirë edhe arrestimet e secilit prej tyre.

Sigurisht që për këtë rast ka prova dhe të njëjtat janë dorëzuar në Prokurorinë Speciale, ashtu siç e parasheh Kodi i Procedurës Penale. Sidoqoftë provat nuk mund tua prezantojmë Sindikatës së Policisë.

Shumica e veprimeve inkriminuese të zyrtarëve policorë të dyshuar në këtë rast janë të dëshmuara më zë dhe figurë. Është kompetencë e prokurorit të vlerësoj dhe vendos më tutje vazhdimin e procedurave penale për secilin prej të dyshuarve në këtë rast.

IPK siç parashihet edhe me Kodin e Procedurës Penale u ka dhënë mundësinë dhe të gjithë të dyshuarit në këtë rast janë mbrojtur dhe mbrohen nga avokatet e tyre sipas procedurës.

Ne kemi qenë dhe jemi të shqetësuar për nivelin e korrupsionit në Polici dhe do të shtojmë intensitetin e luftës ndaj këtij fenomeni që minon besimin në policinë tonë. Besojmë fuqishëm që edhe Policia e Kosovës e ka këtë synim dhe e mbështet IPK-në siç e ka bërë deri tani në këtë mision të rëndësishëm për sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët për bashkëpunim, IPK beson se fuqizimi i integritetit policor është mision i përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjithë.

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës/InLajmi/

 

Tags: IPK-jaPolicia e KosovësSindikata e Policisë së Kosovës
Postimi i mëparshëm

Kampioni i Botës në peshat e rënda Tyson Fury ka vendosur që të rikthehet në boks

Postimi tjetër

Leovegas Casino 100 % Bonus 1 000 Asti + Twenty Five Ilmaiskierrost

Të ngjajshme Postime

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur
KRYESORE

“Duhej të ma jepnin Nobelin…”, Trump përmend përsëri Kosovën e Serbinë si konflikt që e kishte ndalur

21 June 2025
Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike
KRYESORE

Krasniqi bën fajtor Kurtin për kolapsimin e KEK-ut, e pyet nëse ka sabotim të qëllimshëm apo ka dorë mafia energjetike

20 June 2025
KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni
KRYESORE

KESCO njofton se KEK-u: Nga nesër do ta importojmë të gjithë rrymën, qytetarë kurseni

20 June 2025
Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë
KRYESORE

Drejtori i Institutit të Psikiatrisë Forenzike: Naim Murseli ndodhet në Psikiatri qe një javë

20 June 2025
Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit
KRYESORE

Rusia paralajmëron kafastrofë të nivelit të Çernobilit nëse Izraeli godet këtë central bërthamor të Iranit

19 June 2025
Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera
KRYESORE

Abdixhiku: Memli Krasniqi duhet të flas për 24 deputetët e PDK-së, jo të partive të tjera

19 June 2025
Postimi tjetër

Leovegas Casino 100 % Bonus 1 000 Asti + Twenty Five Ilmaiskierrost

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu