Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar me ambasadoren e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv, ku bashkëbiseduan për identifikim e mëtejmë të raporteve bilaterale mes Kosovës dhe Izraelit, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se njohja e Kosovës nga Izraeli i ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve mes 2 vendeve.
Ndryshe, kreu i AAK-së, duket mjaft aktiv ditëve të fundit, ndërsa po zhvillon takime e vizita të nivelit politik. Kështu ai të hënën ai i kishte shkuar në vizitë Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, sot në Prishtinë ka pritur në takim ambasadoren e Izraelit në Kosovë Tamar Ziv.
Postimi i plotë i tij:
Njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet 2 shteteve e popujve dhe ka forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të vendit tonë.

Sot zhvillova një takim të ngrohtë e miqësor me ambasadoren e Izraelit në Kosovë znj. Tamar Ziv.
Bashkëbiseduam për intensifikimin e mëtejmë të raporteve bilaterale mes 2 vendeve dhe popujve, që i bashkoi historia e sakrificës dhe përpjekjeve për liri. /InLajmi/