Arsenali ka dërguar ofertë për anësorin e Villarreali, Yeremy Pino.
Sipas asaj që bëjnë të ditur mediet angleze, londinezët ofrojnë hiç më pak se 40 milionë funte.
“Nëndetësja e Verdhë” është duke e peshuar këtë ofertë e cila është jo pak tunduese.
Pino luan në 3 pozicione të sulmit, mirëpo më me prioritet e ka anën e djathtë të sulmit, transmeton lajmi.net.
Kontrata e tij me Villarrealin skadon në verën e vitit 2027.