Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, njofton se gjatë 24 orëve nga 2.619 testime, 952 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Sot janë shëruar 512 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.
Ndryshe, në total numri i rasteve aktive është 7.837.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 79 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.828.791 doza të vaksinës.
Deri më sot 822.263 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 104.754 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 2.619 testime, 952 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 918 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.072.
Në total numri i rasteve aktive është 7.837. /InLajmi/