Një person ka vdekur të shtunën rreth orës 17 :20, në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës,ku sipas informatave të para bëhet fjalë për një person i burgosur i cili vuante dënimin, përcjell InLajmi.
Sipas Policisë së Kosovës, viktima ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë, ku për shkak të gjendjes jo të mirë shëndetësore ishte dërguar në QKUK, ku edhe ndërroi jetë.
Në klinikën e QKUK-së ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili ka qenë në vuajtje të dënimit në Qendrën Korrektuese në Dubravë dhe për shkak të gjendjes shëndetësore është shtrirë në QKUK, Prishtinë. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /InLajmi/