Leroy Sane lidhet me një kalim të mundshëm te Man United.
Ylli gjerman, Leroy Sane tash e sa ditë lidhet me një largim të mundshëm nga Bayern, por duket se nuk ka të vërteta në këto raportime.
Drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic ka thënë se Sane është lojtar i rëndësishëm për klubin dhe nuk pritet të largohet.
“Nuk ka të vërteta”, ka thënë Salihamidzic.
“Ai është një lojtar i rëndësishëm për ne. S’kam gjë më shumë për të thënë për ato raportime”, shtoi drejtori i bavarezëve, transmeton lajmi.net.
Sane ka pasur hapësirat e mjaftueshme në planet e Julian Nagelsmann dhe pritet që edhe këtë sezon të jetë në mesin e lojtarëve më të rëndësishëm.