Cefalù tërheq turistë me bregdetin e saj të gjerë, plazhet ranore dhe shkëmbore, restorantet e vogla të peshkut dhe arkitekturën arabo-normane
Qyteti Cefalù, i cili gjendet në bregun verior të rajonit italian Sicili, 75 kilometra në lindje të Palerma-s, tërheq vëmendje të madhe të turistëve vendor dhe të huaj gjatë muajve veror
Cefalù tërheq turistë me bregdetin e saj të gjerë, plazhet ranore dhe shkëmbore, restorantet e vogla të peshkut dhe arkitekturën arabo-normane.
Përskaj numrit të vogël të banorëve, respektivisht rreth 15 mijë, Cefalù është atraksioni kryesor turistik që tërheq miliona turistë nga pjesë të Italisë dhe pjesës tjetër të Evropës. Gjatë verës numri I banorëve dyfishohet, gjë që sjell mbingarkesë në rrugët e qytetit, raporton Anadolu Agency (AA).
Ka shumë ndërtesa që ia vlen të shihen, si Piazzo del Duomo, Katedralja Cefalù, e cila u përfshi në listën e trashëgimisë botërore në vitin 2015 dhe konsiderohet simbol i qytetit.