Një muze në Londër thotë se ka rënë dakord të kthejë në Nigeri artefaktet e marra në shekullin e 19-të nga Mbretëria e Beninit.
Muzeu i cili quhet “Horniman” tha se pronësia e 72 objekteve do t’i transferohet qeverisë nigeriane.
Artikujt përfshijnë 12 pllaka bronzi, të njohura si Bronzët e Beninit, një gjel prej bronzi dhe një çelës për pallatin e mbretit.
Kjo vjen pas një kërkese të Komisionit Kombëtar të Nigerisë për Muzetë dhe Monumentet e bërë në janar të këtij viti, shkruan BBC.
Një njoftimin e muzeut thuhet se kanë bërë konsulta me anëtarët e komunitetit, vizitorët, nxënësit e shkollës, akademikët, profesionistët e trashëgimisë dhe artistët me bazë në Nigeri dhe në Mbretërinë e Bashkuar, transmeton klankosova.tv.
“Të gjitha pikëpamjet e tyre për të ardhmen e objekteve të Beninit u morën parasysh, krahas prejardhjes së objekteve”, thuhet tutje në njoftimin e muzeut.