Ish-deputetja e PDK-së Besa Ismaili viziton prindërit e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Brojë të Skenderajt, përcjell InLajmi.
Ismaili u shpreh se prindërit e Thaçit nuk mund të ishin ndryshe pos të lumtur për të birin e tyre burrështetas.
Gjithashtu ajo tha se fjalët e prindërve të ish-presidentit të Kosovës do të mbesin këshilla gjithmonë për të.
Postimi i plotë i saj:
Takim me nënën e mënçur, të dashur e sakrifikuese, nënën Hyrë, dhe babain fisnik, patriot, punëtor, të ndershëm e shumë i lidhur me familjen dhe vendin, babën Haxhi. Prindërit e Presidentit Thaçi nuk mund të jenë ndryshe, pos krenarë për të birin burrështetas dhe hero i gjallë!

Sikur e dinte që do na gëzonin, më shumë ata ne sesa ne ata që i vizituam, na pritën e na përcollën me buzëqeshje, fjalë dhe këshilla që do të mbesin përherë me ne! /InLajmi/