Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Xhavit Haliti, ka thënë se Kosova po gjallëron me një atmosferë të paparë falë mërgimtarëve të cilet pushimet e tyre vjetore i shfrytëzojnë për të vizitojnë Kosovën, përcjell InLajmi.
Haliti tha se si dje si sot diaspora ka vlerën e madhe për Kosovën dhe se jemi me fat që kemi një diasporë të tillë.
Postimi i plotë tij:
Kosova këto ditë po frymon gjallëri gjithandej, falë diasporës.
Si dje gjatë luftës, ashtu edhe sot diaspora është vlerë e shtuar për Kosovën.Të kënaqet zemra kur i takon e bisedon me ta.
Kosova është me fat që e ka këtë diasporë! /InLajmi/