Sulmet ruse kanë vrarë 5 civilë në rajonin lindor të Donetskut, sipas guvernatorit rajonal Pavlo Kyrylenko.
3 persona u vranë në Bakhmut, një në Avdiivka dhe një në Blagodatnu, tha ai.
8 persona të tjerë u plagosën.
Granatimet u raportuan gjithashtu në rajonin e Dnipropetrovsk, shkruan Skynews.
Guvernatori i rajonit Valentyn Reznichenko tha se 60 predha ranë në rrethin e Nikopol dhe 2 persona u plagosën në Marganka, përcjell Klankosova.tv
Pothuajse 50 shtëpi, disa makina dhe një stacion autobusi u dëmtuan, dhe sulmi goditi gjithashtu një tubacion gazi dhe rrjetin elektrik.