Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla-Schwarz u ka shprehur ngushëllime familjeve të të vdekurve nga aksidenti në autostradën kroate.
Nga ky asksident mbetën të vdekur 12 persona dhe 32 të tjerë janë lënduar Gërvalla-Schwarz gjithashtu u uroi shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve, shkruan Lajmi.net.
“E pikëlluar thellësisht nga aksidenti tragjik në Kroaci që mori jetën e pelegrinëve polak. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjet dhe miqtë e viktimave dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të gjithë të lënduarit”, ka shkruar ministrja në Twitter.