Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë, megjithatë krahasuar me ditën e sotme priten ulje të lehta të temperaturave për shkak të erërave të freskëta nga veriu dhe verilindja. Pasdite parashihen zhvillime të vranësirave të cilat vetëm në disa rajone pritet të kushtëzojnë ndonjë rrebesh afatshktër shiu me vetëtima dhe bubullimë, pra priten reshje të pakta.
Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe shumë i nxehtë. Pak më freskët në Kosovën Lindore dhe veri të Malit të Zi. Pasdite, rrallë në disa rajone pritet ndonjë rrebesh afatshkurtër shiu.
Të hënën na pret mot kryesisht me diell në Kosovë dhe zhvillime të izoluara, ndërsa në Shqipëri priten rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Rrebeshe të fuqishme dhe të përhapura të hënën priten në Mal të Zi dhe disa vise të Shqipërisë, kurse në Kosovë, Maqedoninë Veriore dhe Luginën e Preshevës rrebeshet pritet të jenë më të izoluara dhe sporadike, shkruan Meteo Balllkan.
Të martën në Kosovë pritet mot mjaft i ndryshueshëm, ku pasdite priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Rrebeshe lokalisht të fuqishme të martën priten edhe në Maqedoninë Veriore dhe shumë vise të Shqipërisë, Malit të Zi dhe Luginës së Preshevës. Siç ndodhë rëndom me reshjet verore, reshjet do të jenë të karakterit lokal