Merkatoja e Arsenalit ende nuk duket e mbaruar.
Të paktën kështu paralajmëron Mikel Arteta.
Në konferencën për shtyp pas ndeshjes, spanjolli tha se janë duke tentuar akoma të sjellin emra të rinj në skuadër.
“Ne jemi duke provuar edhe këto javë”, tha shkurtazi ai.
Tekniku gjithashtu foli edhe për William Saliban, për të cilin nuk i kurseu fare lëvadatat, transmeton lajmi.net.
“Ai ishte fantastik prapë. Është përmirësuar dukshëm”, përfundoi ai.