Me sa duket mbështetja e Kosovës kundrejtë shtetit ukrainas gjatë kohës kur po përjeton agresionin rus do të shpërblehet, pasi dikush këtë inciativë të shtetit kosovar e pa si një gjest tejet human dhe njerëzor, përcjell InLajmi.
Ishte deputeti ukrainas, Oleksyi Goncharenko, ai i cili la të kuptohet së një njohje e re mund të vijë së shpejti për Kosovën, pasi deputeti në Parlamentin e Ukrainës, ka dorëzuar një projektligj për njohjen e Pavarësisë së Kosovës.
Sipas Goncharenko shteti ukrainas do ta përkrah demokracinë e vendeve kudo në botë, deputeti pret dhe shpreson se parlamenti do e miratoi projektligjin e tij për njohjen e Pavarësisë së Kosovës sa më shpejt të jetë e mundur. /InLajmi/
https://twitter.com/GoncharenkoUa/status/1555824111284281346?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1555824111284281346%7Ctwgr%5Ec0e977e2090e42949f2dc9f63f39c267b48b6561%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Flajmi.net%2Fdeputeti-ukrainas-dergon-rezolute-ne-kuvend-per-njohjen-e-pavaresise-se-kosoves%2F