Kur jemi një javë para se të nisë sezoni i ri futbollistik 2022-2023 në Serie A, Milan është përsëri një nga skuadrat që mbetet favorite për të luftuar për titullin kampion.
Trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli ka “zbërthyer” Milanin për, “La Gazzetta dello Sport”, teksa i ka idetë e qarta në lidhje me objektivat e “djallit”, gjendjen e lojtarëve që ka në dispozicion dhe çfarë kërkon nga pjesa e mbetur e merkatos, transmeton Abcnews.al.
“Për të fituar duhet talent, për të përsëritur veten duhet karakter. Do të luftojmë për të mbrojtur titullin kampion, ndërsa në Champions dëshirojmë të përmirësohemi. Aty janë 4-5 skuadra që kanë një diferencë shumë të madhe me pjesën tjetër, ne kemi një eksperiencë nga viti i shkuar, por që nga ajo kohë jemi përmirësuar shumë”, ka theksuar Pioli.