Trajneri i Milanit, Pioli pati fjalë të mëdha për Rafael Leao duke thënë se “shpërtheu” sezonin e kaluar dhe u bë një lojtar vendimtar për skuadrën italiane.
Stefano Pioli beson se ndërkombëtari portugez do të qëndrojë në shërbim të skuadrës së Milanit për shumë vite, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk jam i shqetësuar për çështjet kontraktuale të Rafael Leaos. E shoh që është i lumtur me ne. Ai është një kampion për nga fuqia dhe aftësia. Ai ka aftësinë për të shënuar kaq shumë gola, madje më shumë se vitin e kaluar. Ai është rritur shumë përsa i përket lojës pa top, nga sa e di tani se e zë shumë më mirë zonën”, tha trajneri në një prononcim për Gazzetta dello Sport. Rafael Leao, 23 vjeç, i cili ka kontratë me Milanin deri në vitin 2024, u shpall lojtari më i mirë i Serie A sezonin e kaluar.