E para e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka vendosur që këngëtarës kosovare me renome botërore, Dua Lipa, ta dekoroi me titullin “Amdasadore Nderi e Republikës së Kosovës”, përcjell InLajmi.
Osmani ka thënë së arsyeja pse Lipës i është dhënë ky titull është së ajo edhe pse larg Kosovës në çdo menyrë po mundohet ta dergoi vendlindjen e saj përpara, sipas presidentes është këngëtarja ajo që po e bënë që zëri i shtetit kosovar të dëgjohet kudo në botë.
Tutje Osmani është shprehur se Lipa përveç që po i dhuron botës këngë përmes tyre po prezanton Kosovën përtej kufijëve, ndërkaq fal Duas nuk ka vend që nuk e njeh shtetin kosovar është shprehur Osmani.
Kujtojmë së është Dua Lipa ajo që solli Festivalin Sunny Hill në Prishtinë, gjë për të cilën po duartrokitet nga krerë të shumtë institucional.
Postimi i plotë i saj:
Sot, Dua Lipës, i ndava titullin Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës, sepse ajo vazhdon ta nderojë vendin tonë në çdo hap e çdo paraqitje. E falenderova, në emër të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës për gjithçka që ka bërë dhe po bënë që zëri ynë të dëgjohet kudo në botë.
Dua dhe Anda kishin kënaqësinë e veçantë ta takojnë super yllin tonë, ikonën e pop muzikës, e cila është shndërruar në inspirim e model për vajzat anekënd botës. Ajo po e shfrytëzon zërin dhe talentin e saj të jashtëzakonshëm, jo vetëm për t’i ofruar botës këngë që lënë gjurmë, por edhe për ta prezantuar imazhin më të mirë të Kosovës kudo në botë. Sot, për shkak të Duas, nuk ka njeri që nuk e njeh Kosovën, të cilën edhe kësaj radhe e ka bërë kryeqendër të kulturës botërore, nëpërmjet festivalit Sunny Hill.
Prandaj sot në Presidencë, së bashku me Prindonin dhe vajzat tona, kishim kënaqësinë që ta presim Duan së bashku me prindërit e saj, Dukagjinin dhe Anesën, për t’i falënderuar për këtë kontribut të madh për imazhin e Kosovës në botë si dhe për ta përsëritur mesazhin tonë të përbashkët për liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës, i cili njëherit është edhe moto e edicionit të sivjetëm të festivalit Sunny Hill.
Faleminderit Dua e mirëserdhe në shtëpi! /InLajmi/