Në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është mbajtur të premten ceremonia e pranimit të pajisjeve mjekësore donacion nga KFOR-i italian me vlerë 50 mijë eurove, raporton InLajmi.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, me këtë ka shprehur mirënjohje për mbështetjen italiane për shëndetësinë e Kosovës, duke thënë se Qeveria e Italisë ndër vite ka ofruar asistencë profesionale e pajisje mjekësore për SHSKUK-në, në funksion të ngritjes së cilësisë së shërbimeve mjekësore.
Ministri ka kujtuar edhe ndihmën e shtetit italian për ofrimin e shërbimeve profesionale me theks ofrimin e shërbimeve profesionale në fushën e kardiokirurgjisë së fëmijëve, sikur dhurimi i pajisje për mjekimin intensiv.
“Pas asistencës të ofruar ndër vite Qeveria e Italisë na kanë ndihmuar përmes sigurimeve të vaksinave dhe mjekimin intensiv. Krahas kësaj asistence Italia ka ndihmuar ofrimin e shërbimeve cilësore sidomos në kardiokirurgjinë e fëmijëve”. tha Rifat Latifi.
Gjithashtu ministri Latifi ka deklaruar se do të ngritë kapacitet e infrastrukturës që t’i dal në ndihmë mjekeve që mos të dalin jashtë Kosovës.
“Nuk mund të ketë shërbime pa përmirësimin adekuat te kapaciteteve njerëzore. Ne do t’i ngrisim kapacitet njerëzore dhe të infrastrukturës që t’i ndalim profesionistë të mos dalin jashtë vendit”. /InLajmi/